Kush nga futbollistët e Kosovës kontribuan këtë fundjavë?

Futboll

Kush nga futbollistët e Kosovës kontribuan këtë fundjavë?

Më: 17 prill 2023 Në ora: 17:22
Milot Rashica

Shqiponjen vet nuk e bëri por e mësoi shokun e ekipit.

Milot Rashica e mësoi, Mauro Icardin të festoi me simbole shqiptare duke e bërë shqiponjen me duar kur argjentinasi shënoi golin e parë. E nuk shkoi as 10 minuta kur rrugën drejt golit e gjeti edhe vet reprezantuesi i Kosovës në fitoren e thellë të Fenerbahces ndaj Kayserispor 6-0.

Golin e tretë në tri ndeshjet e fundit e realizoi Florent Muslija. Viktima e radhës e sulmuesit kosovar ishte Hansa Rostock që u mposht 3-0 nga Paderborn.

Kontribut shumë të madh për ekipin në fundjavë dha edhe Arbnor Muja. Ish futbollisti i Dritës, shënoi super gol në fitoren e Antwerp 1-0 ndaj Kortrijk, triumf ky që e mbanë akoma në luftë për titull kampion në Jupiler Pro League.

Me gol jo por me asist e mbylli vikendin Ermal Krasniqi i cili asistoi për Birligea në triumfin e Clujj 2-1 ndaj Sepsi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat