A do të jetë trajner i Brazilit?

Futboll

A do të jetë trajner i Brazilit?

Më: 18 prill 2023 Në ora: 11:02
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti është emri më i lakuar për të marrë drejtimin e përfaqësues së Brazilit, por italiani deri më tani ka mohuar çdo gjë.

Një temë që u rihap edhe gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Chelsea-t dhe italiani ishte shumë i drejtpërdrejtë në përgjigje.

“Nuk dua të flas më për këtë temë.

E kam thënë disa herë dhe po e përsëris.

Unë kam një kontratë dhe dua ta respektojë atë.

Dua të qëndroj në Madrid.“-tha Ancelotti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat