Liverpooli u shfry mbrëmë në Leedsin, të cilin e mposhti me rezultat 6:1 në udhëtim.
E trajneri Jurgen Klopp më në fund është ndier i kënaqur me ekipin e tij.
“Loja më pëlqeu shumë. Mendoj se ishte loja më e mirë që e kemi luajtur në këtë sezon, në të gjitha aspektet. Ishte vërtet një lojë e bukur, me gola të shkëlqyeshëm.
Sa i përket presingut dhe rinisjeve, ishte paraqitja më e mirë qe një kohë të gjatë.
Momenti që e kisha të preferuar ishte kur në minutën e 92-të, pasi e humbën topin, katër lojtarë shkuan për ta ndjekur lojtarin e Leedsit, ishte absolutisht e shkëlqyeshme.
Ekzaktësisht ajo që e duam”, deklaroi trajneri Klopp për “Sky Sport”.
“Për të luajtur mirë futboll nevojitet stabiliteti. Stabilitetin e fiton vetëm nga faza defanzive.
Kur je në një moment negativ, i merr gjithmonë vendimet e gabuara.
Nuk e di as ta shpjegoj se përse mungonte kundër-presingu i jonë. Kjo është ajo që e kërkoj gjithmonë dhe sonte funksionoi.
E humba llogaritjen se sa gola i kemi shënuar pasi e rifituam topin.
Shpresoj që këto dy ndeshje do të na japin impulsin e duhur për pjesën tjetër të sezonit”, përfundoi trajneri gjerman.
Liverpooli është duke e kaluar një sezon të zbehtë megjithatë.