Klubi gjerman interesohet për shqiptarin

Futboll

Klubi gjerman interesohet për shqiptarin

Më: 18 prill 2023 Në ora: 11:44
Taulant Seferi

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Taulant Seferi ka rënë në radarët e ekipit gjerman SC Paderborn, i cili ndodhet aktualisht në Bundesligën 2.

Lajmi është bërë i ditur nga media ukrainase “sportarena”. 

Klubi ku aktualisht luan Seferi, Vorskla Poltava nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e futbollistit.

Shumë gjëra do të varen nga rezultatet e paraqitjes së skuadrës në sezonin aktual, si dhe nga propozimi për golashënuesin më të mirë të skuadrës.

Kontrata aktuale e sulmuesit 26-vjeçar është deri në verën e vitit 2025.

Këtë sezon ai ka luajtur 22 ndeshje, në të cilat ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë një asistim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat