Konferenca për shtyp në të cilën Joan Laporta mbrojti Barcelonën në hetimin e çështjes Negreira u dëgjua padyshim edhe nga Aleksander Ceferin.
UEFA, përmes Komitetit të Etikës dhe Disiplinës, konsideroi se kishte argumente të mjaftueshme për të vazhduar me shpejtësi pas hapjes së një hetimi, sipas nenit 31.4 të rregullores së tij.
Së dyti, ndryshe nga sa pretendon presidenti katalanas, UEFA madje mund të vendosë të anashkalojë Komitetin për të sanksionuar menjëherë Barcelonën dhe për ta përjashtuar atë nga edicioni i ardhshëm i Champions League.
Në fund të fundit, pak ditë më parë vetë Ceferin e kishte cilësuar situatën e Barcelonës si një nga më të rëndat që kishte parë e dëgjuar ndonjëherë në futboll.