Ilari Blazi ka ironizuar sërish ish-bashkëshortin e saj Francesco Totti në emisionin e saj “Island of the Famous 2023”.
Në fillim të programit që mbërthen milionë italianë rreth ekranit, ajo deklaroi se:
“Gjërat kanë ndryshuar që nga viti i kaluar, nuk ka më burrë pranë meje.
Një shkon, tjetri vjen”.
Si Blazi, ashtu edhe legjenda e Romës, tashmë janë në lidhje të tjera dhe për asnjë moment nuk ka pasur paqe mes tyre, pasi palët pretendojnë se të dy kanë tradhëtuar kur kanë qenë të martuar.
Muajin e ardhshëm do të nisë procesi i divorcit, dhe në Itali është duke u cilësuar si ndarja e shekullit.