Bayern Munich u shpërfytyrua në çerek-finalen e parë të UEFA Champions League, me “bavarezët” që u mundën paq me rezultatin 3:0 në “Etihad Stadium”, nga “qytetarët” e Manchester City.
Ditën e nesërme, “bavarezët” do të presin djemtë e Guardiola në “Allianz Arena” dhe ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, “veterani” i Bayern, Thomas Muller u shpreh se “të kuqtë” janë në gjendje dhe shpresojnë se do të bëjnë “mrekullinë” përballë “qytetarëve”.
“Ne besojmë se kemi ende një shans.
Duhet të fillojmë mirë ndoshta të çojmë 1:0 në pushim.
Nuk duhet të shkojmë në 3-0 pas 10 minutash, por duhet të shënojmë dhe të vazhdojmë.
Nëse shënojmë të dytin në të 80-ën, kemi edhe 15 minuta.
Besoj se është e mundur”,- u shpreh Muller një ditë përpara “aktit të dytë” të “finales” së parakohshme të Champions League.