Ish futbollisti Qerim Shaqiri, aktualisht kryetrajner i Vizionit femrat në futboll, shprehet kritikë sa i përket gjendjes se si e sheh futbollin ferizajas.
Ai e ka bërë një paralele të kohës kur ai vet ka luajtur si futbollist dhe tani se si qëndron puna.
“KF ish Borac (KF Ferizaj) diku ne fillim vitet e 80-ta, ishte kënaqësi me i pa tribunat plotë e përplotë tifoz, luanim për t’i bërë krenarë të gjithë qytetarët.
Sot i doli boja klubit të qytetit, tanimë i shndërruar në kantier betoni”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në facebook.