“Treshja e munguar”, rikthehet në stërvitjet e Barcelonës

Futboll

“Treshja e munguar”, rikthehet në stërvitjet e Barcelonës

Më: 18 prill 2023 Në ora: 14:46
Frenki de Jong

Pedri, Ousmane Dembele dhe Frenki de Jong janë rikthyer në stërvitje me ekipin. Dembele nuk arriti t’i ndihmojë ekipin që nga 1 shkurti 2023.

Francezi ka humbur 15 ndeshje gjithsej, prej tyre tri me Real Madridin, si dhe dy ndaj Mançester Junajtedit në Liga Evropa.

Barcelona gjithashtu mbeti edhe pa yllin e mesfushës, Pedrin, i cili kishte pësuar lëndim gjatë ndeshjes me ‘Djajtë e Kuq’. 20 vjeçari nuk luajti 11 ndeshje që kur ai u lëndua, përfshirë këtu tri takimet ndaj Real Madridit dhe një kundër Junajtedit.

Përveç tyre në klubin ‘Blaugrana’ mungoi edhe Frenkie de Jong, si pasojë e lëndimit.

Megjithatë, kjo treshe tashmë është bashkuar sot me ekipin në stërvitje dhe priten që shumë shpejt të jenë të aftë të ndihmojnë Barcelonën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat