Ancelotti: Jemi në një moment pozitiv

Futboll

Ancelotti: Jemi në një moment pozitiv

Më: 18 prill 2023 Në ora: 14:53
Lampard e Ancelotti

Sot në mbrëmje, në Londër, luhet çerekfinalja e kthimit të Champions League mes Chelsea dhe Real Madrid.

Skuadra madrilène fitoi 2:0 sfidën e parë në “Benabeu” dhe sot synon të kualifikohet sërish në gjysmëfinale.

Mardilenët konsiderohen favoritë, duke parë edhe problemet që ka Chelsea këtë sezon, që ka ndërruar dy herë trajner.

Për trajnerin e Real, Carlo Ancelotti, ky është një rikthim në “Stamford Bridge”, ku dikur drejtonte “blutë e Londrës.

“Kënaqësi që rikthehem në këtë stadium, pasi kjo ishte përvoja ime e parë jashtë Italisë dhe isha në një klub fantastik. E takova edhe Lampard, pashë që ka shumë shqetësime, sit ë gjithë ne trajnerët. I uroj më të mirën, pasi është një person pozitiv”, tha Ancelotti.

Duke folur për sfidën, trajneri italian shtoi: “Sot Champions ka një vlerë më të madhe se dikur.

Gjithsesi, nuk duhet të mendojmë se kemi një avantazh me që kemi fituar ndeshjen e parë. jemi në një moment të mirë dhe duhet të tregojmë sërish këtë gjë. Benzema, ashtu si e gjithë skuadra është në formë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat