Josip Duvançiq mbahet mend si trajneri më i pasuksesshëm që ka pas gjenerata e artë e klubit të futbollit Prishtina, me të cilën bien nga Liga e Parë e ish Jugosllavisë në vitin 1988!
Në moshën 87-vjeçare vdes Duvançiq.
Ai përveç si futbollist ka qenë edhe trajner, madje edhe kryetrajner i Prishtinës në edicionin 1987-1988.
Prishtina përfundoi në vend të fundit me 27 pikë dhe së bashku me Sutjeskën e NIkshiqit, u patën larguar nga elita e asaj kohe.
Duvançiq karrierën e trajnerit e filloi në ekipin boshnjak Slloboda nga Tuzlla, ndërsa më pas udhëhoqi Hajdukun e Splitit, Radniçkin e Nishit, Osijekun, Vojvodinën, Sarijerin, Prishtinën dhe Spartak e Suboticës.