Pas “rrëmbimit” të Milan Skriniar, PSG tashmë po mendon të bëjë për vete edhe një tjetër lojtar tepër të rëndësishëm nga skuadra e Interit.
Sipas “90min”, klubi francez ka vënë në radarët e tyre mesfushorin Nicolo Barella dhe tashmë thuhet se ata kanë gati një ofertë për t’i paraqitur Interit.
Përveç shumës së parave që do të ofrojnë, PSG është gati të japë edhe kartonin e Leandro Paredes për të fituar shërbimet e Barella.
Chelsea, Liverpool dhe Manchester City janë gjithashtu duke monitoruar nga afër ecurinë e mesfushorit italian të zikaltërve.
Interi nga ana tjetër nuk e konsideron në shitje yllin e tyre të mesfushës, por nëse ndonjë ofertë monstruoze do të vinte në tavolinë, ata nuk mund t’i thonin “jo”.