Spanja thërret djalin e Marcelos

Futboll

Spanja thërret djalin e Marcelos

Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:37
Marcelo me djalin e tij

Kombëtarja spanjolle e grupmoshave U-15 ka thirru djalin e Marcelos, Enzo Alves Vieira.

Sulmuesi tepër i talentuar i të rinjve të Real Madrid ka bërë që kombëtarja e grupmoshave në fjalë të kthejë sytë nga ai. Enzo është një talent i jashtëzakonshëm.

Ndryshe nga babai i tij që mbronte, Enzo është një shënues, një makineri golash, ku deri më tani ka shënuar 32 gola në 14 ndeshje me ekipin Infantil A.

Kohët e fundit, djali i Marcelo ka kaluar shifrën e 100 golave që kur mbërriti në “La Fabrica” në verën e vitit 2017. Enzo konsiderohet si një nga yjet e së ardhmes në Valdebebas dhe drejtuesit e Real Madrid e shohin si të ardhmen e skuadrës së tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat