Vedat Muriqi i është gëzuar tej mase fitores së mbrëmshme të Mallorcas.
Ekipi ishullor i dha fund serisë së gjatë pa fitore duke i rrëmbyer tri pikë në duel me Celta Vigon në udhëtim.
Edhe pse nuk shënoi gol, “Pirati” e dha kontributin e tij në këtë fitore, e cila ia siguroi edhe matematikisht mbetjen në La Liga këtij ekipi.
“Shkojmë përpara ekip”, ka shkruar 28 vjeçari në llogarinë e tij në Instagram, më saktësisht në Instastory.