Gjilani e Prishtina duan ta ruajnë kapitalin e ndeshjeve të para

Futboll

Gjilani e Prishtina duan ta ruajnë kapitalin e ndeshjeve të para

Më: 18 prill 2023 Në ora: 16:39
Pamje nga ndeshja Prishtina - Ferizaj

Këtë të mërkurë zhvillohen ndeshjen kthyese të gjysmëfinales Kupës së Kosovës në futboll.

Gjilani e pret Llapin në shtëpi dhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale hyn me epërsi prej 2:1.

Deri në këtë fazë, Gjilani arriti pasi eliminoi Trepçën’89 e Vjosën, kurse Llapi eliminoi Malishevën e Lirinë e Prizrenit.

Sfida tjetër e gjysmëfinales është Prishtina-Vushtrria.

Takimi i parë i luajtur në stadiumin “Ferki Aliu” përfundonte me fitoren e kryeqytetasve me rikthimi 2:1.

Në atë përballje, vushtrriasit ishin të parët në avantazh me golin e sulmuesit Henry Chibueze.

E për bardhekaltrit dygolësh realizoi Endrit Krasniqi.

Vushtrria deri këtu erdhi pasi mundi Beharin e Flamurtarin, kurse Prishtina Ballkanin e Dukagjinin.

Kujtojmë që fitues në fuqi i Kupës është skuadra e Llapit.

E ekipi që e rrëmben trofeun e siguron një vend në garat evropiane,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat