Siç u bë e ditur nga mediat e vendit fqinj, portieri 19-vjeçar me origjinë nga Senegali, Sulejman Edionin, që luante në një ekip refugjatësh në rajonin e Lecces, u gjet i vdekur në shtëpi mëngjesin e së martës.
Portieri i ri fatkeq, duket se gjatë gjumit ka pësuar një atak kardiak i cili ka qenë shumë i fuqishëm dhe vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.
Senegalezi e gjeti veten në moshën 16-vjeçare në Itali duke marrë pjesë në një turne futbolli refugjatësh dhe u vlerësua si portieri më i mirë në turneun përkatës.
Më pas ai mbrojti ngjyrat e ekipit të Rinasitës, një klub që pret refugjatë politikë, i themeluar nga futbollisti i Soudirol, Mustafa Cisse.