Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, ka thënë së në fund të këtij sezoni, do të vendos për të ardhmen e sulmuesit portugez Joao Felix.
Portugezi po luan sezonin e tij të parë në fanellën e Chelseas në formë huazimi.
Cerezo këmbëngul se asgjë nuk do të vendoset deri në fund të këtij sezoni.
“Për momentin ai është në huazim te Chelsea.
Pas përfundimit të sezonit do të ulemi dhe do të vendosemi për të ardhmen e tij”, tha Cerezo.
“Ai është një lojtar me cilësi të mëdha dhe ka potencialin të bëhet një yll i madh, por ende ka shumë për të mësuar”, ka theksuar i pari i Atletico Madridit.