Benfika do të përballe me Interin ditën e mërkurë në Ligën e Kampionëve.
Pas humbjes 0-2 në shtëpi, portugezët do të tentojnë të bëjnë surprizën në “San Siro”, aty ku do të provohet kalimi për në gjysmëfinale.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i Benfikës, Roxher Shmid ka kërcënuar zikaltërit, duke u shprehur se ka besim që skuadra e tij mund të kalojë më tej.
“Kur vjen nevoja për të shënuar shumë gola, ne kemi treguar këtë sezon se dimë të shënojmë.
Edhe në ndeshjen e fundit kemi krijuar shumë raste por për fat të keq nuk kemi përfituar prej tyre.
Nesër e di që do të jetë një ndeshje e komplikuar për ne sepse do ta nisim ndeshjen nga një 2-0. E dimë që Interi është një skuadër e rrezikshme që mund ta nxjerrin probleme.
Sezonin e shkuar mendoj se kemi hedhur në kosh një mundësi të artë për të pasur rezultate pozitive, por tani duhet që të shohim para”, u shpreh mes të tjerash trajneri.