Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, me Galatasarayn janë shumë afër titullit të kampionit në Turqi.
Galatasaray ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 4:1 ndaj Alanyaspor.
Rashica ka shënuar në minutën e 63-të për 1:4 dhe u zëvendësua në atë të 74-tën.
Dries Mertens i Galatasarayt është lojtar i ndeshjes, me notën 8.4 gjithnjë sipas faqes së specializuar për statistika “Sofascore”.
Rashica u vlerësua me notën 7.2.
Galatasaray kryeson me 69 pikë por ka një ndeshje dhe 9 pikë më shumë se Fenerbahce në pozitën e dytë.