Manuel Rui Costa, presidenti i Benfica-s, është shprehur shumë entuziast në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Champions League kundër Inter-it.
Numri një i klubit portugez ka folur për mediat në momentin e nisjes së skuadrës drejt Milanos për ndeshjen e Champions League që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.
E përditshmja portugeze A Bola ka raportuar disa nga deklaratat e ish-yllit të Milan-it:
“Do ta nisim nga një rezultat negativ, i pari pas 13 ndeshjesh në Champions League në të cilat kemi marrë 10 fitore dhe dy barazime, diçka e pazakontë për klubin.
“Është një rezultat i vështirë për t’u pranuar duke parë atë që ka ndodhur në fushë, por është detyra jonë të luftojmë deri në sekondën e fundit dhe kjo është ajo që do të bëjmë.
Jam plotësisht i vetëdijshmë që skuadra do ta bëjë”.
Rui Costa ka shtuar: “Nëse është ndeshja më e rëndësishme e sezonit? Për Benfica-n, çdo ndeshje është më e rëndësishmja.
Në këtë moment është më e rëndësishmja sepse do të na lejonte të përparonim në këtë kompeticion.
Nuk do të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në sekondën e fundit”.