Rafael Leao ishte protagonist në kualifikimin e Milanit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Veprimi i tij me top për 50 metra si dhe driblimi i disa lojtarëve të Napolit, ka përfunduar me një asist te Zhir-s, tregojnë më së miri për forcën dhe aftësitë e portugezit.
Gjithsesi, e ardhmja e tij te “kuqezinjt”ë është në dilemë, pasi kontrata i sakdon pas një viti dhe rinovimi mungon të vijë.
Ndaj, 23-vjeçari portugez, i ka dërguar sot një mesazh klubit në lidhje me rinovimin e kontratës
“Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e Milan, që luaj këtu.
Kjo është shtëpia ime.
Kam ende edhe një vit kontratë dhe po bisedojmë me klubin për të ardhmen”, u shpreh Rafael Leao për mediat italiane.
Duke folur për të ardhmen, ai ishte i qartë.
“Unë dua të qëndroj këtu, por janë disa gjëra që duhen sistemuar dhe klubi e di këtë gjë. Shpresoj që situata të qartësohet sa më shpejt”.
Milan u kualifikua për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pas barazimit 1:1 ndaj Napoli, ndërkohë që “kuqezinjtë” fituan 1-0 ndeshjen e parë.