Champions League mbrëmjen e sotme zbulon dy skuadrat e tjera që do ti bashkohen Real Madridit dhe Milanit. Manchester City pas fitores 3-0 në duelin e parë në “Etihad” duket se do ta ketë një sfidë formale në “Allianz Arena”.
Bavarezët po kalojnë një formë të dobët në duelet e fundit, teksa në kampionat nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 ndaj Hoffenheim.
Tuchel nuk do të ketë në dispozicion për arsye dëmtimi Lucas Hernandez dhe Neuer.
Në krahun tjetër te “qytetarët” Guardiola do te jetë pa Mendy, i cili vijon të jetë i pezulluar nga klubi.
Tuchel dhe ekipi i tij nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe synojnë të bëhen skuadra e pestë që kërkojnë të avancojnë në turn tjetër, pasi janë mundur 3-0 në duelin e parë.
Edhe dueli tjetër mes Interit dhe Benficës nuk pritet të ketë shumë histori.
Skuadra zikaltër ka fituar 2-0 në duelin e parë, ndaj sfidën e kthimit në “San Siro” e ka thuajse një formalitet. Inzaghi nuk kërkon t’i lërë asgjë rastësie dhe do tentojë të marrë një tjetër rezultat pozitiv.
Në krahun tjetër, presidenti Rui Costa shprehu bindjen se “Shqiponjat” nuk do të shkojnë për shëtitje në Milano.