Largimi i Messit nga Barcelona, është shoqëruar gjithmonë me hipotezat e rikthimit të tij në “Camp Nou”.
Kjo, edhe për shkak se Mesi nuk po arrin të gjejë veten në Paris dhe është shumë larg asaj çka ai ka treguar në Spanjë.
“Mundo Deportivo” ka raportuar ditën e sotme se katalanasit po e mendojnë seriozisht rikthimin e tij në Barcelonë. Kontrata e Mesit skadon në 30 qershor të këtij viti dhe rikthimi në Spanjë, duket se është tashmë më afër se kurrë.
Drejtuesit e klubit e shohin Messin si njeriun që mund të mbushë arkat dhe kjo vjen për shkak të dashurisë që tifozët kanë për të.
Biletat, sponsorët apo edhe shitja e bluzave, do të sillnin të ardhura të konsiderueshme për klubit dhe parashikohet një rritje nga 25% deri në 33%, ose e thënë ndryshe nga 250 deri në 300 milionë euro.