Jo vetëm Gennaro Gattuso për stolin e Olympiacos.
Drejtuesit e rekordmenëve të futbollit grek, ka piketuar edhe Steven Gerrard si trajnerin e ardhshëm të skuadrës.
Emri i ish-kapitenit të Liverpoolit tundon jo pak pronarët e klubit nga Pireu. Olympiacosi do të drejtohet deri në fundin e sezonit nga francezi Jose Anigo.
Shtypi anglez shkruan se Gerrard shihet si personi i duhur për të ardhmen e Olympiacosit. Ish-mesfushori qëndron pushim prej tetorit të vitit të kaluar.
42-vjeçari provoi një aventurë në Premier League me Aston Villa, ndërkohë që ka drejtuar edhe Rangers në futbollin skocez.
Olympiacos renditet përkohësisht në vendin e tretë në kampionatin grek me 63 pikë. Kreu ndahet nga AEK-u dhe Panathinaikos me nga 69 pikë.