Maqedonia U16 fitoi një talent për të ardhmen, Almir Jakupin nga Zvicra

Futboll

Maqedonia U16 fitoi një talent për të ardhmen, Almir Jakupin nga Zvicra

Më: 19 prill 2023 Në ora: 13:49
Almir Jakupi

Maqedonia U16 (gjenerata 2007) dje nuk arriti të shënoj rezultat pozitiv kundër Azerbajxhanit (humbën 0-1) në ndeshjen e parë miqësore, por në fushën e lojës u pa qartë se kuqeverdhët kanë fituar një lojtar për të ardhmen.

Ai është mesfushori me tipare ofensive i Aarau-s nga Zvicra, Almir Jakupi, i cili u aktivizua nga seleksionuesi Dashmir Beari në pjesën e dytë të ndeshjes, duke bërë një paraqitje mbresëlënëse.

Talenti Jakupi dje u dallua me elegancën, kontrollimin e topit, pasimet dhe diagonalet e sakta. Ai nuk u ndal në asnnjë moment duke ndihmuar bashkëlojtartë në fazën defensive dhe ofensive.

Falë paraqitjes së tij dhe të bashkëlojtarëve që u inkuadruan në pjesën e dytë Maqedonia U16 dominoi në fushë, krijoi raste serioze, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Ndryshe, Almiri është i lindur më 11 maj 2007 në Aarau të Zvicrës, por me prindër është nga Kumanova.

Karrierën e tij e ka nisur në moshën 7-vjeçare te FC Schönenwerd, ku qëndroi për katër vite, ndërsa pas talentit të shfaqur u transferua te U12 e Aarau.

Sot Almiri është një prej lojtarëve kryesor në ekipin e U16 Aarau Elite. Ai gjithashtu është i dashur nga trajnerët e tij, të cilët shkurt e thërrasin “Mili”.

Nga yjet e futbollit botëror, ai admiron Lionel Messin, kurse është tifoz me Barcelonën.

Prindërit e tij për Almirin thonë se ai nga mosha 2 vjeçare ka vrapuar pas topit të futbollit, ndërsa gjumi e ka zënë me patika dhe top nën kokë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat