Maldini: Ëndrra jonë mbetet Stambolli

Futboll

Maldini: Ëndrra jonë mbetet Stambolli

Më: 19 prill 2023 Në ora: 14:00
Maldini

Gjysmëfinalja e parë si drejtues, por Paolo Maldini mundohet të përmbajë euforinë në analizën e tij të ndeshjes. Shumë i lumtur sigurisht, por edhe i vetëdijshëm për potencialin e një grupi që nuk resht kurrë së habituri.

Maldini, tha: "Ëndrra jonë mbetet Stambolli".

Çfarë ndieni në këto momente?

"Janë emocionet personale që më lidhin me këtë stadium, kampionati i parë dhe sfidat me Maradonën…

Për të mos u harruar edhe ato si drejtues, pasi luanim për gjysmëfinale.

Është një burim krenarie e madhe sido që të përfundonte, por jam veçanërisht i lumtur për mënyrën se si e arritëm këtë objektiv", tha Maldini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat