Pas Manchester Unitedit dhe Bayern Munich, PSG-ja është një tjetër klub i madh evropian që dëshiron yllin e Tottenhamit, Harry Kane.
Sulmuesi i ‘Tre Luanëve’ prej kohësh është në shënjestër të ‘Djajve të Kuq’ dhe ‘Bavarezëve’, por tani edhe PSG është hedhur në sulm për Kane-n.
“Le Parisien” të mërkurën shkruan se skuadra e PSG-së synon transferimin e Harry Kane.
Kontrata e sulmuesit anglez me ‘Spurs’ skadon në fund të sezonit të ardhshëm, , por duket se lojtari gjatë kësaj verë, do të largohet nga Tottenham për të nisur një aventure të re në futbollin evropian.
PSG pavarësisht se në ekip ka treshen e frikshme në sulm Messi-Neymar dhe Mbappe, megjithatë, parisienët e duan edhe 29 vjeçarin anglez, i cili konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë në Evropë.