Në Londër, Real Madrid arriti gjysmëfinalen e njëmbëdhjetë të Champions League në 13 vjet, shifra të çmendura për një skuadër që dominon në Evropë.
Pas fitores 2-0 ndeshjen e parë, në Londër, Real Madrid mori një tjetër fitore po me këto shifra. Dy golat e takimit u shënuan nga Rodrygo.
Sulmuesi brazilian përjeton një tjetër formë kur luan në Champions League, e këtë e tregojnë shifrat. 22-vjeçari shënon një gol çdo 114 minuta në Champions League dhe një në çdo 448 minuta në kampionat.
Sa i përket gazetave spanjolle, Marca ka vendosur si titull kryesor:
Mbreti zgjat regjimin e tij. Ndërkohë gazeta AS, ka vendosur foton e lojtarit të ndeshjes me titullin: Rodrygoles.
Ky kualifikim ka bërë që trajneri Ancelotti të ndihet i lumtur me arritjen e ekipit të tij.
“Ne jemi shumë të lumtur që kemi arritur deri këtu. Do të luftojmë për të arritur në finale”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.
“Ishte një ndeshje e vështirë, siç pritej. Chlesea luajti një pjesë të parë të shkëlqyer. Thibaut Courtois na ndihmoi të ruajmë barazimin”, ishte deklarata e teknikut italian.