Pasi deklaroi përpara ndeshjes me Napolin se finalja e këtij edicioni në Champions League do të jetë Manchester City-Milan, Bastian Schweinsteiger është ndalur te Rafael Leao.
Portugezi ishte protagonist në kualifikimin e kuqezinjve në gjysmëfinale.
Në barazimin 1:1 ndaj Napolit, Leao krijoi i vetëm golin e skuadrës së Piolit, duke dribluar gjithë mbrojtjen napolitane.
Në fund u tregua altruist, pasoi për Giroud dhe francezi dërgoi lehtësisht topin në rrjetë.
“Asisti i Leaos për Giroud është një nga më të bukurit që kam parë kohët e fundit.
Nëse ai do të arrijë të demonstrojë më shpesh cilësitë e tij, atëherë do të jetë një nga tre lojtarët më të mirë në planet”.