Pas ndeshjes kundër Realit të Madridit dhe eliminimit nga Championsi, Thiago Silva është shprehur i pakënaqur me drejtuesit e Chelsea-t, në një deklaratë për mediat.
“Duhet të ndalemi pak dhe të krijojmë një strategji për të mos përsëritur të njëjtat gabime vitin e ardhshëm”, theksoi lojtari brazilian.
Mbrojtësi nuk u kursye në kritika, por përmendi se është e rëndësishme që secili të marrë përgjegjësitë e tij.
“Nuk mjafton të shikosh trajnerin dhe të thuash që fajin e ka ky apo ai.
Unë mendoj se është një kohë e vështirë në klub, disa pasiguri në fillim, ndryshimi i pronësisë dhe shumë lojtarë që vijnë.
Jemi bërë 30 e ca lojtarë. por jo të gjithë mund të përshtateshin”, shtoi Silva.
Për më tepër, 38-vjeçari mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit në Champions League, pas humbjes 2-0 ndaj Realit të Madridit.
Me pak shanse për t’u kualifikuar në Champions League (Chelsea aktualisht zë vendin e 11-të në Premier Legue), lojtari vështirë se do të luajë më në Champions.
Mbrojtësi ishte një nga lojtarët e fundit të “Bluve” që u largua nga fusha, duke marrë kohën e tij për të përshëndetur tifozët dhe për të ecur nëpër fushë. Lojtari ka rinovuar kontratën dhe do të qëndrojë në Chelsea sezonin e ardhshëm".