Portieri i AC Milanit, Mike Maignan është duke kaluar një nga sezonet më të mira në karrierën e tij.
‘Gardiani’ ‘Rossonerëve’ edhe mbrëmë në sfidën Napoli-Milan (1-1), shfaqi formë të përkryer, madje, ai priti edhe penalltinë e Kvaratskhelia, duke e ndihmuar skuadrën e tij për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ish-futbollisti i Milanit, Alessandro Costacurta ka lavdëruar portierin Maignan, madje, sipas Costacurtas, ai tashmë është portieri më i mirë në botë.
“Nga sot Maignan mund të thuhet se është portieri më i mirë në botë”, ka thënë Costacurta.