Mediet sulmojnë Chelsean

Futboll

Mediet sulmojnë Chelsean

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:33
Chelsea

Periudha e zezë e Chelsea nuk ka fund dhe Champions Leagu nuk kishte si ti shpëtonte fytyrën londinezëve që janë mbretër vetëm në shpenzimin e parave.

Në fushë mbretërorët ishin sigurisht Blancos të Real Madrid dhe pas 0-2 me të cilin spanjollët u imponuan edhe në kthimin në ‘Stamford Bridge’, tabloidët e gazetat britanikë u vërsulën mbi Blues e veçanërisht ndaj Frank Lampard.

600 milionë paund të hedhur në kosh nga Boehly ishte thumbimi i ‘The Sun’, mbi gjendjen e mjerueshme të londinezëve, që janë tashmë krejtësisht jashtë Europës për vitin e ardhshëm.

‘Daily Mail’ shkon më rëndë me fjalët dhe akuzon teknikun, ish-legjendën e klubit.

“Frank nuk është mjaftueshëm i mirë” titullojnë ata, duke e cilësuar “një turpërim daljen jashtë kështu nga Madrid”.

Të njëjtin qëndrim ndaj trajnerit e mban edhe ‘The Mirror’, që luan me epitetin e Real Madrid, duke e quajtur të zbardhur Lampard.

“Dështimi i Chelsea për të shënjestruar portën i kushtoi atyre ëndrrën evropiane, ndërsa dy gola të Rodrygo e çuan Real në gjysmëfinale”.

Edhe ‘Star sport’ e sheh në të njëjtin këndvështrim, duke sulmuar teknikun dhe duke theksuar ngërçet e djemve të Lampard, për të thyer të madhërishmin Madrid.

Edhe ‘Daily Express Sport’ nuk ka titull përkëdhelës, por të paktën nuk shfryn ndaj teknikut, duke e kthyer vëmendjen në gabimet menaxheriale të Todd Boehly.

Sidoqoftë, Chelsea është jashtë Evropës e tani i duhet të merret edhe me pasojat e eliminimit, që tabloidët do ti nxjerrin në dritë në cdo situatë të mundshme problematike..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat