Prishtina me lojë dhe rezultat 6:0 e ka shkatërruar Vushtrrinë, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtina e ka fituar edhe takimin e parë me 2:1 dhe kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 8:1.
Mysafirët, anëtar të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B, nuk i rezistuan bardhekaltërve.
Golat i realizuan Hyseni (9’), Kryeziu (16’ e 26’), Pllana (56'), Pefqeli (76') e Jashari (83').
Prishtina në finale do të ndeshet me Gjilanin.