Llapi i Podujevës, dy herë rresht fitues i Kupës së Kosovës, eliminohet nga Gjilani.
Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore edhe në takimin e kthimit, me rezultat 1:0 ndaj llapjanëve.
Ballafaqimin e parë e ka fituar me 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:1 ka rrëzuar Llapin nga kjo garë e rëndësishme.
Futbollisti Arbnor Ramadani ka shënuar në minutën e 34-të, gol që vulosi fatin e kësaj ndeshje.
Gjilani do të ndeshet me Prishtinën në finale të Kupës së Kosovës, finale që pritet me padurim qoftë nga “Plisat” e Prishtinës qoftë nga “Skifterat” e Gjilanit dhe gjithë opinioni i futbollit në Kosovë.