Klubi i Milan ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Olivier Giroud.
Francezi që mbërriti në radhët e kuqezinjve në verën e vitit 2021, do të jetë pjesë e kuqezinjve deri në vitin 2024 me opsionin për të rinovuar edhe një vit më shumë.
Nga ana tjetër, 36-vjeçari do të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë euro për çdo sezon si lojtar i Milan.
Në komunikatën për shtyp të klubit, shprehet e gjithë mirënjohja për Giroud që është shndërruar në një prej protagonistëve të italianëve.
“Klubi i Milan është tepër i lumtur të komunikojë rinovimin e kontratës me Olivier Giroud. Olivier është pjesë e Milan prej vitit 2021 dhe është kthyer në një pikë referimi për sulmin duke shënuar 27 gola në 76 paraqitje”, shkruhej në njoftimin e kuqezinjve.
Giroud e tregoi rëndësinë për Milan edhe në ndeshjen ndaj Napolit ku pavarësisht se humbi një penallti, shënoi një gol me shumë peshë duke pasur një kontribut të rëndësishëm për mbërritjen e skuadrës në gjysmëfinalen e Champions League.