Gjuetia e Chelsea-t për një trajner të ri ka marrë një kthesë të re pasi partnerja e të preferuarit Julian Nagelsmann ka lënë pezull punën e saj të re.
E dashura e Nagelsmann, Lena Wurzenberger do të fillonte një pozicion të ri duke punuar për gjigantët gjermanë të makinave BMW në Mynih më 1 prill.
Por ka dalë se ish-reporterja e gazetës e ka lënë pezull ndryshimin e karrierës, ndërsa spekulimet shtohen se i dashuri i saj tani është kryesuesi për të marrë drejtimin e Chelsea-t këtë verë.
Nagelsmann ka zhvilluar tashmë bisedime me drejtuesit e Stamford Bridge brenda javës së kaluar dhe më shumë takim janë planifikuar në ditët e ardhshme.
Ish-trajneri i Tottenham-it, Mauricio Pochettino është gjithashtu në mesin e kandidatëve së bashku me ish-trajnerin e Spanjës, Luis Enrique. Nagelsmann, 35 vjeç, u shkarkua nga Bayern Munich në mars dhe u zëvendësua nga ish-trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel.
Wurzengerger mori punën me BMW ndërsa Julian ishte ende trajner me bavarezët, por ai u pushua pak kohë më vonë. Chelsea aktualisht ka Frank Lampard që punon si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit me klubin që është në kaos.
Ata u eliminuan nga Champions League të martën nga Real Madrid. Gjithashtu, ata janë në vendin e 11-të në Premier League, duke u përballur me një qëndrim jashtë kompeticioneve europiane sezonin e ardhshëm.
Lampard është trajneri i katërt i ekipit në këtë sezon nën pronarët e rinj amerikanë të udhëhequr nga kryetari Todd Boehly. Ky i fundit është kritikuar për shpenzimet masive në mrekato prej 600 milionë sterlinash, që nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar performancën e ekipit.