Al Hilal ka mundur me shifrat 2:0 Al Nasr të Cristiano Ronaldos këtë të martë duke larguar portugezin edhe më shumë nga titulli kampion në Arabinë Saudite.
Një rezultat që ka nervozuar futbollistin i cili në fund të sfidës, nuk ka kursyer gjeste të turpshme ndaj tifozëve arabë.
Pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregojnë se gjatë daljes nga stadiumi, disa tifozë të Al Hilal vendosën që të talleshin me të duke kënduar emrin e rivalit të tij të përjetshëm Lionel Messi.
Me sa duket kjo nuk i pëlqeu edhe aq portugezit, i cili shfaqet duke kapur organet gjenitale teksa i shikon tifozët, para se të zhdukej në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjeve.
Një gjest i turpshëm që është kritikuar gjerësisht në rrjete sociale, por që tregon edhe një herë nervozizmin e portugezit i cili pa se si ëndrra e tij për trofe të tjerë në Arabinë Saudite, nuk do të jetë aq e thjeshtë të realizohet.