Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka pësuar humbje në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Malit të Zi në futboll.
Deçiqi nuk ia del në Nikshiq, duke pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Sutjeska.
Megjithatë është edhe ndeshja e kthimit dhe shpresojnë të përmbysjen e kësaj humbje, që për herë të tretë radhazi të kualifikohen në finalen e madhe.
Për Sutjeskën shënuan Strikoviq (34'), Conrad (69' – nga penalltia), Pajoviq (84’) dhe për Deçiqin realizoi Camaj (83‘).
Në takimin tjetër, Iskra e Danillovgradit si vendas ka pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Arsenali i Tivatit.