Trajneri i PSG-së, Galtier rrezikon deri në tri vite burg

Futboll

Trajneri i PSG-së, Galtier rrezikon deri në tri vite burg

Më: 19 prill 2023 Në ora: 20:54
Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier është vënë nën kritika nga publiku francez pasi u zbulua një e-mail në të cilin ish-drejtori sportiv i Nices, Julien Fournier e akuzonte atë se kërkonte që asnjë lojtar me ngjyrë apo mysliman të mos luajë për Nicen.

Galtier mohoi t’i kishte kërkuar Fournier ta bënte këtë, por PSG filloi një hetim.

Tifozët e PSG-së po bëjnë thirrje që Galtier të shkarkohet menjëherë pas njoftimit për racizmin e pretenduar, ndërsa trajner ka filluar të marr edhe kërcënime.

Numri i tij i telefonit u përhap në rrjetet sociale dhe brenda një dite ai mori më shumë se 5 mijë kërcënime. Për shkak të kësaj, ai punësoi edhe truproja.

Sot, RMC Sport njoftoi një dënim të mundshëm për Galtier.Punonjësit e Nice supozohet se konfirmuan se e-maili i përmendur ekzistonte dhe se gjithçka ishte siç përshkruhet në të.

Aktualisht policia po shqyrton të gjitha provat dhe RMC shkruan se dënimi më i mundshëm për Galtier, nëse pretendimet do të jenë të vërteta, është tre vjet burg dhe 45 mijë euro gjobë financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat