Kush më kë do të takohet në gjysmëfinale të Champions League dhe data e ndeshjeve?

Futboll

Kush më kë do të takohet në gjysmëfinale të Champions League dhe data e ndeshjeve?

Nga: K. Goca Më: 19 prill 2023 Në ora: 22:51
Manchester City

Real Madridi, kampion në fuqi, Milani, Interi dhe Manchester City, janë kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League në futboll!

Reali deri me tash ka fituar 14 herë garën më prestigjioze, ndërsa Milani 7 herë, Interi tre herë dhe Manchester City asnjëherë nuk e ka shijuar këtë trofe.     

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 9 dhe 10 maj, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 maj.

Të katër ndeshjet do të luhen në orën 21:00.

Real Madridi do të presë Manchester Cityn në Estadio Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë, sikurse edhe Milani është mikpritës i Interit në takimin e parë.

Në gjysmëfinale takohen:

Real Madrid - Manchester City
Milan - Inter

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat