Interi arriti të kalonte në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, por ndeshja e zhvilluar në “San Siro” nuk ka përfunduar pa incidente.
Policia e Milanos është detyruar që të arrestojë disa tifozë për shkak të trazirave që kanë shkaktuar në stadium
Të vendosur në unazën e tretë të stadiumit, tifozët e Benfikës kanë hedhur tymuese dhe flakadanë në drejtim të tifozëve të Interit të cilët ishin të vendosur në unazat e poshtme të stadiumit.
Mediat italiane raportojnë se i dëmtuar ka mbetur një fëmijë, i cili u godit nga tymuesja.
Por, trazirat kanë vazhduar edhe jashtë stadiumit, aty ku tifozët janë përballur edhe me policinë.
Të paktën 5 policë kanë mbetur të plagosur, teksa janë ndaluar 19 persona për tu shoqëruar në rajon dhe rrezikojnë nga një, deri në 5 vite burg në varësi të çështjes.