Orari i ndeshjeve gjysmëfinale në Champions League

Futboll

Orari i ndeshjeve gjysmëfinale në Champions League

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:48
Trofeu i Champions League

Në gjysmëfinale të Champions League për sezonin 2022/2023 do të përballen Real Madridi – Manchester City dhe AC Milan – Inter.

Dyshet gjysmëfinaliste u mësuan pas përfundimit të ndeshjeve kthyese te çerekfinaleve mes Bayern Munich dhe Manchester City (1-1) dhe Inter – Benfica (3-3).

Ndeshja kthyese në “Allianz Arena” mes kampionit të Gjermanisë, Bayern Munich dhe Manchester City pas 90 minutave lojë mjaft interesante përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Qytetarët fituan ndeshjen e parë me rezultat 3-0 dhe iu bashkuan Real Madridit në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë e gjysmëfinales Real Madrid – Manchester City zhvillohet më 10 maj, ndërsa ajo kthyese më 17 maj.

Ndërsa në “Giuseppe Meazza”, Interi  dhe Benfica luajtën baras me rezultat 3-3, por fal fitores në ndeshjen e parë prej 2:0 në Lisbonë, në gjysmëfinale u kualifikua Interi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat