Një tjetër ngjarje e rëndë në sportin e futbollit është regjistruar së fundi.
Këtë herë në Brazil, gjatë një ndeshje të kampionateve rajonale në Minas Gerais.
Akordimi i një penalltie nga ana e gjyqtarit ka bërë që protestat në fushën e lojës të jenë të mëdha.
Një nga lojtarët e ekipit që protestonte për penalltinë ka debatuar ashpër me gjyqtarin e ndeshjes.
Në një moment të protestave, djali 14-vjeçar i gjyqtarit, hyn në fushë dhe i jep babait një thikë.
Gjyqtari 47-vjeçar, i inatosur nga situata e krijuar, ka qëlluar disa herë me thikë lojtarin.
Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë, gjyqtari dhe djali i tij minoren dolën nga fusha me vrap dhe u larguan me makinë.
Më pas, gjyqtari e djali i tij, pas ndjekjes së policisë, u zbuluan dhe u arrestuan.
Gjyqtari deklaroi në polici se qëlloi lojtarin për vetmbrojtje, pasi ndaj tij u ushtrua dhunë në fushën e lojës dhe u la i lirë.
Ndërsa lojtari përfundoi në spital, por nuk ka informacion për gjendjen e tij.