La Liga spanjolle duket se do të jetë e ardhmja e futbollistit të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez tashmë është duke menduar për përforcime të kësaj verë.
Sipas ‘Fichajes, Barcelona është e prirur të transferojë mbrojtësin e djathtë të Liverpool-it, Trent Alexander-Arnold.
Arnold duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Anfield’.
Katalonasit shpresojnë që lojtari do të largohet nga Liverpool-i në mënyrë që ata të transferojnë mbrojtësin e djathtë në ‘Camp Nou’.