Roma pas asit të Lyonit, gati oferta

Futboll

Roma pas asit të Lyonit, gati oferta

Më: 20 prill 2023 Në ora: 12:26
Houssem Aouar

Klubi italian AS Roma është e interesuar për mesfushorin e Lyonit, Houssem Aouar.

Aouar duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga skuadra franceze.

‘Romakët’ sipas medieve italiane, tashmë kanë përgatitur ofertën për asin e Lyonit.

Roma e Jose Mourinhos i ka ofruar lojtarit kontratë pesë vjeçare 24 vjeçarit.

“Roma i ka propozuar kontratë 5 vjeçare mesfushorit 24 vjeçar të Lyon, Houssem Aouar”, shkruajnë mediet italiane.

Ndryshe, Aouar po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat