Mesfushori çek, Jakub Jankto, pranoi përpara disa muajsh se është homoseksual, duke marrë mbështetjen e shumë klubeve dhe figurave të ndryshme të futbollit.
Gjithsesi duket se 27-vjeçari është përjashtuar së fundmi nga skuadra e tij, Sparta e Pragës.
Kjo ka ardhur si pasojë se Jankto ka refuzuar të kryejë testin e drogës kur u ndalua nga policia, pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Për këtë arsye duket se klubi çek nuk e ka falur mesfushorin dhe për këtë arsye ai pritet të kthehet te Getafe, klub i cili ka kartonin e 27-vjeçarit, por nuk do të luajë deri në fund të sezonit.