Telashe për Raphinha, i cili nuk është shumë i pëlqyer nga drejtuesit dhe trajneri i Barcelona-s. Gjithçka duket se ka lidhje me sjelljen e vetë futbollistit, që shpesh ka treguar mungesë respekti ndaj shokëve të skuadrës dhe ëhstë shumë individualist.
Skena e fundit ka ndodhur në ndeshjen e kaluar të kampionatit kundër Getafe-s, kur braziliani është zëvendësuar në minutën e 87-të. Ai është zemëruar dhe madje ka goditur me grusht stolin, një sjellje e pajustifikueshme për Xavi-n.
Kështu, siç ka bërë të ditur Mundo Deportivo, Barcelona duket se po mendon ta nxjerrë në shtije lojtarin.
Projekti i katalanasve ka në qendër Xavi-n dhe vetë trajneri kërkon të ketë në dispozicion një skuadër të bashkuar, që të mendojë për kolektivin më shumë sesa për individualitetin.
Në lidhje me te ardhmen e ish-yllit të Leeds do të mësohet sigurisht më shumë në fundin e këtij sezoni, me lojtarin që rrezikon seriozisht të përfundojë në merkato.