Prishtina kërkon Kupën e Kosovës.
Skuadra me renome Prishtina është në finale të Kupës së Kosovës dhe do të ndeshet me Gjilanin.
Bardhekaltrit për herë të 11 janë në finale, 7 herë deri me tash e kanë fituar këtë trofe të çmueshëm.
Kryeqytetasit besojnë e shpresojnë se do të fitojnë këtë trofe, që të përmbyllin në mënyrën më të mirë edicionin 2022-2023.
Futbollisti më i mirë i Prishtinës, Endrit Krasniqi, tha se e merituan finalen e madhe.
Prishtina është në finalen e madhe, sa ishte e vështirë kjo rrugë dhe a e sheh si favorite ndaj Gjilanit?
“Po mendoj që arritëm në një finale të cilën e meritonim.
Sa i përket ndeshje finale, asnjëherë nuk i dihet sepse është vetëm një ndeshje.
Por, Prishtina shpreson që këtë vit të fitojë Kupën e Kosovës dhe të kualifikohemi në garat evropiane”, thotë Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.