Klubi i futbollit Ferizaj njofton se Luan Çerkini është emëruar trajner i portierëve.
“Në kuadër të rikonstruktimit të Shkollës së Futbollit dhe emërimit të profesionistëve, kemi angazhuar trajnerin me shumë përvojë Luan Çerkinin.
Luani ka qenë edhe në të kaluarën pjesë e klubit.
Tash ai është i angazhuar si trajner i portierëve në Shkollën e Futbollit, kurse më herët ka qenë trajner edhe në ekipin e parë.
Së fundmi ai ishte i angazhuar në klubin e veteranëve të FC Ferizajt.
Me Luanin ne e rrisim sigurinë se do prodhojmë kuadro dhe i japim elemente të identitetit Shkollës së Futbollit”, njofton FC Ferizaj.