Mësohen çiftet gjysmëfinaliste në Europa League! Ja kur luhen sfidat

Futboll

Mësohen çiftet gjysmëfinaliste në Europa League! Ja kur luhen sfidat

Më: 21 prill 2023 Në ora: 00:02
Logo e Europa League

Europa League ka mësuar sot katër skuadrat gjysmëfinaliste të aktivitetit që sheh ekipe shumë interesante në garë.

Në lojë janë italianët e Juventusit dhe Romës, rekordmenët e Seviljes di dhe surpriza gjermane e Bajer Leverkusen.

Një gjysmëfinale do të jetë ajo mes Juventusit dhe Sevillës, me italianët që cilësohen favoritë, por kanë përballë specialistët e turneut që kanë fituar 6 herë këtë trofe.

Juventusi luan në fushën e vet ndeshjen e parë, teksa kthimi zhvillohet në Spanjë.

Në duelin tjetër, Roma do të jetë pritëse në ndeshjen e parë ndaj Bajer Leverkusen.

Kjo e fundit, në drejtimin e Çabi Alonsos, ka kaluar nga një skuadër që po luftonte për mbijetesë në Bundesligë, në pretendente për një torfe europian.

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale të turneut do të luhen më datë 11 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit më datë 18 maj.

GJYSMËFINALET

11-18.05.2023

Juventus-Sevilla

Roma-Bajer Leverkusen

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat